2012-06-05 14:34:29

Vdiq kardinali Quezada Toruño, protagonist i paqes në Guatemalë. Telegram i Papës


U shua dje paradite në një spital të Qytetit të Guatemalës, kardinali Rodolfo Ignacio Quezada Toruño. Ishte 80 vjeç. Kryeipeshkvi i nderit i Guatemalës vdiq nga zemra, pas një operacioni. Në telegramin e rastit, Papa Benedikti XVI shpreh ngushëllimet e tij për kardinalin, që – pohon – “i ka shërbyer Kishës me bujari”, duke iu përkushtuar sidomos “misionit të ungjillëzimit”. Vendi latinoamerikan ka shpallur tri ditë zie. Presidenti Otto Perez e quajti prelatin “një luftëtar të madh për paqen e pajtimin”, duke kujtuar kontributin e kardinalit në bisedimet për paqen, që në vitin 1996, i dhanë fund luftës civile, pas 36 vjetësh me mëse 200 mijë viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.