2 minuta për dështimin e raundit II të zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë
Përfundoi sot pa ndonjë rezultat, raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të ri të
Republikës së Shqipërisë. Mbledhja zgjati vetëm 2 minuta, kohë e mjaftueshme për të
vënë në dukje se akoma nuk ka një kandidat konsensual. Takimi i mëparshëm ndërmjet
kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të socialistëve, Edi Rama nuk vleu për asgjë.
Demokratët ngulin këmbë në kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, anëtar i Gjykatës
Kushtetuese, që nuk u pëlqen socialistëve. Data e raundit të tretë do të caktohet
të enjten e do të jetë rasti i fundit për ta zgjedhur presidentin me shumicë të kualifikuar,
që do të thotë me 84 vota nga 140 të mundshmet. Më pas, kreu i shtetit mund të zgjidhet
edhe me shumicën e thjeshtë, pra me gjysmën e votave plus një.
Zgjedhja e presidentit
ka bllokuar disa reforma të rëndësishme, kërkuar nga Brukseli për t’i dhënë Shqipërisë,
në vjeshtë, statusin e kandidatit për integrimin në Bashkimin Evropian. Pikërisht
të enjten, do të shkojë në Tiranë drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin pranë Komisionit
Evropian, Stefano Sannino.