2012-06-04 15:10:26

2 minuta për dështimin e raundit II të zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë


Përfundoi sot pa ndonjë rezultat, raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Mbledhja zgjati vetëm 2 minuta, kohë e mjaftueshme për të vënë në dukje se akoma nuk ka një kandidat konsensual. Takimi i mëparshëm ndërmjet kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të socialistëve, Edi Rama nuk vleu për asgjë.

Demokratët ngulin këmbë në kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, që nuk u pëlqen socialistëve. Data e raundit të tretë do të caktohet të enjten e do të jetë rasti i fundit për ta zgjedhur presidentin me shumicë të kualifikuar, që do të thotë me 84 vota nga 140 të mundshmet. Më pas, kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë, pra me gjysmën e votave plus një.

Zgjedhja e presidentit ka bllokuar disa reforma të rëndësishme, kërkuar nga Brukseli për t’i dhënë Shqipërisë, në vjeshtë, statusin e kandidatit për integrimin në Bashkimin Evropian. Pikërisht të enjten, do të shkojë në Tiranë drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Stefano Sannino.







All the contents on this site are copyrighted ©.