2012-06-02 17:05:16

Dialog i Papës me familjet, në Festën e dëshmive


Dita e sotme arriti kulmin në orën 20.00, kur Papa u nis me makinë drejt Parkut të Veriut – Aeroporti i Bresos, ku në orën 20.30 filloi takimi i madh me përfaqësuesit e mbarë familjeve të botës: Festa e dëshmive.
Ështe një shkëmbim pyetje-përgjigjesh: pesë pyetje nga të pranishmit e pesë përgjigje nga Papa. Festa e dëshmive, plot tinguj e ngjyra, filloi me një pyetje drejtuar Atit të Shenjtë nga Cat Tien, vajzë e vogël vietnameze. Vijoi me pyetjen e Serge Razafimbony e Fara Andrianombonana, të fejuar nga Madagaskari, të familjes greke Paleologos, familjes amerikane Rerrie dhe bashkëshortëve brazilianë Araujo. Papa iu përgjigj lirisht pyetjeve të tyre e, pak pas përfundimit të programit tonë, pikërisht në orën 21.30, do të largohet nga Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos e do të rikthehet në Kryeipeshkvi.
Për hollësitë e Festës së dëshmive, në vijim e sipër, ju ftojmë të ndiqni emisionin tonë të së dielës, kushtuar ditës së tretë e të fundit të shtegtimit të Benediktit XVI në Milano, për Takimin VII Ndërkombëtar të Familjeve.
Nesër, duke u nisur përsëri nga kryeipeshkvia, Papa do të fillojë, në orën 10.00 bashkëkremtimin eukaristik, pasuar nga lutja e Engjëllit të Tënzot.
Pas Meshës Benedikti XVI do të kthehet në Kryeipeshkvi ku, në ora 16.30. do të përshëndesë anëtarët e Fondacionit Milano Familjet 2012 dhe organizatorët e vizitës.
Papa do të largohet për në aeroportin e Milano-Linates në orën 17.00.Në aeroport, nga shkallët e avionit, do të përshëndesë autoritetet civile, për t’u kthyer përsëri në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.