2012-06-01 16:19:34

Padia e patrikut Gregori III: “Të krishterët janë viktima të klimës së terrorit”.


“Rrëmbime në errësirën e natës, me kërkesën për të paguar më se 200 mijë dollarë për lirimin, shtëpi të konfiskuara nga ana e bandave sunite, sulme të vazhdueshme mbi lagjet katolike e mbi besimtarët e krishterë, të cilët përdoren si mburoja njerëzore gjatë ndeshjeve ndërmjet kryengritësve e ushtrisë”. Kjo është situata që po përballon bashkësia e krishterë në Siri, për shkak të kaosit të luftës civile, në vijim”. Padia arrin drejtpërdrejt nga patriku melkit i Antiokisë, Gregori III Laham, sipas të cilit, në ndeshjen ndërmjet qeverisë dhe opozitës, ka hyrë një element i tretë, që synon vetëm e vetëm të përmbysë ligjin. E gjithë kjo, shton patriku, po shkakton një heksod të mirëfilltë të të krishterëve nga këto toka, ku kanë jetuar brez pas brezi.
Prej këndej, Gregori Laham i nxit të gjithë ata, që punojnë për paqen, të japin ndihmesën e tyre për zbatimin e menjëhershëmn të planit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anann e të heqin dorë nga hamendja për marrjen e masave të reja ndëshkimore kundër qeverisë së presidentit Assad.







All the contents on this site are copyrighted ©.