Në fund të majit, t’ia besojmë vetveten, të afërmit, Kombin, Zojës së Këshillit të
Mirë.
Virgjër Mari, Mater Unitatis, në këtë muzg ne duam ta shohim vetveten ndër
sytë e tu pasqyruar; e nën mantelin e mbrojtjes sate, t’i mbledhim shqiptarët
kudo nëpër botë.
Virgjër e ‘Fiat’, gjithë jeta jote është kremtim i
parisë së Zotit: na mbush me mahnitjen e fesë, na mëso ta ruajmë me lutje, veprën,
që jetës i jep jetë.
Ti Virgjër e shërbimit ndihmona të kuptojmë lirinë që
fitohet me çmimin e vetvetes, e bukurinë që fshihet në vërtetësi të një takimi.
O
Virgjër e Kryqit, na e nxirr hirin të kundrojmë fitoren e Krishtit mbi të keqen, e
hirin ta mbushim me shpresë, e me dashuri, kohën tonë.
O Virgjër e Çenakullit, nxiti
ti Kishat të lidhen mes tyre e me ipeshkvin e Romës. Bëj të na dhembë fort
fati i Kombit, plot etje për paqe e zhvillim.
Virgjër e Magnificat,
Zojë e Këshillit të Mirë, hyrë në zemrat tona, e mbushi me shëndet e na mëso si
Ti ta madhërojmë Zotin, e të ecim me hapa besnikë, mbas teje drejt qiellit
të ri...
(Sipas lutjes së Benediktit XVI në përfundim të Rruzares Shenjte
në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në Romë , më 26. 05. 2011)