2012-05-30 16:14:22

Tërmet në Tiranë, me magnitudë 2.9 ballë


Tërmeti i regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ishte me magnitudë 2.9 ballë i shkallës riter, njofton ATSHA-ja. Dy lëkundje të njëpasnjëshme u ndjenë në Tiranë dhe rrethinat e saj rreth orës 12:45. Lëkundja e parë ka qenë me një magnitudë të ulët, ndërsa e dyta, që është ndjerë më shumë, ka qenë me magnitudë 2.9 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit regjistrohet 5 kilometra në veri-lindje të Tiranës, pranë zonës së Kamzës.
Fatmirësisht nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.Institutit Sizmiologjik shqiptar regjistroi në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër tërmet, pranë qytetit të Peshkopisë, i cili kishte një magnitudë 1.9 ballë të shkallës rihter . Zona mesdhetare njihet si një zonë me aktivitet sizmiologjik.







All the contents on this site are copyrighted ©.