Gjatë muajit maj, në dioqezën e Sapës, me qindra të rinj janë pajisur me Sakramente
të shenjta të krezmimit e të kungimit të parë. Mbi kremtimet e ndryshme liturgjike
sakramentale e veprimtaritë tjera në bashkësitë famullitare kishtare të Sapës,
nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi.. Kujtojmë se
dioqeza e Sapës sivjet kremton jubileun e 950-vjetorit të themelimit 1062-2012, që
nisi më 5 janarin e kaluar. Në këtë dioqezë të lashtë shqiptare, kanë punuar njerëz
të shquar të Kishës e të kulturës shqiptare si Budi, Bardhi e Mjeda, prandaj ky jubile
na ofron një reflektim mbi historinë shumëshekullore të saj vlen për të gjithë shoqërinë.