2012-05-30 19:39:57

BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën


Bashkimi Evropian miratoi vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për lëvizje pa viza. Lajmin e konfirmoi sot Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë deklaruar se në fund të pranverës Kosova do të marr udhërrëfyesin, që është instrument para heqjes së vizave edhe për Kosovën, si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen.







All the contents on this site are copyrighted ©.