2012-05-28 13:57:22

Papa Benedikti XVI priti në audiencë Presidenten e Kosta-Rikës


Sot paradite në Vatikan, më 28 maj 2012, Presidentja e Republikës së Kosta-Rikës, Zonja Laura Chinchilla Miranda, u prit në Audiencën nga Shenjtëria e Tij Benedikti XVI e, më pastaj, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, hirësinë e tij kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, shkëlqesia e tij imzot Dominique Mamberti.
Gjatë bisedimeve të përzemërta, janë nënvizuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë, Kishës dhe Shtetit e u shpreh vullneti dhe urimi për përforcimin e mëtejshëm me një Marrëveshje në respektimin e identiteti të Vendit e të autonomisë së shëndosh dhe bashkëpunimit ndërmjet Autoriteteve civile e atyre kishtare. Pastaj, në mënyrë veçantë është përmendur kontributi që Kisha ofron, përmes institucioneve të saj edukative shoqërore e bamirëse. Së fundi, gjatë bashkëbisedimeve, u fol mbi rëndësinë e vazhdimit të mbrojtjes së dinjitetit themelor të njeriut që nga ngjizja e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.