2012-05-28 18:01:21

Ipeshkvijtë maltezë tek Papa. Kryeipeshkvi i Maltës, familja e ungjillëzimi ri, prioritet.


Papa priti sot në vizitë ‘ad Limina’ një grup ipeshkvijsh të Maltës, vend që Benedikti XVI e vizitoi më 2010, në përfundim të Vitit kushtuar Shën Palit. Duke folur për sfidat aktuale të Kishës, kryeipeshkvi i Maltës, imzot Paul Kremona, theksoi se Kisha në Ishull tashmë bënë pjesë në fshatin global, prandaj, i duhet të përballojë të gjitha problemet, idetë, kundërvlerat, që shqetësojnë mbarë botën. Prej këndej, sfida për të kërkuar rrugë të reja të edukimit fetar, për t’i përforcuar njerëzit në fe, pa harruar se kultura fetare në Maltë është shumë e fortë. Por për t’i përballuar problemet e reja, duhet vijuar rrënjosja e vlerave të krishtera. Maltezët, kujton kryeipeshkvi Kremona, kanë nevojë të rriten në vatra të ngrohta familjesh të krishtera, që dinë të jetojnë krishterisht e t’i edukojnë krishterisht fëmijët e tyre, brez pas brezi.







All the contents on this site are copyrighted ©.