2012-05-27 13:35:18

Në Vatikan, Lëvizja për Përtëritjen në Shpirtin Shenjt, në audiencë me Papën


Dje, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Anxhelo Banjasko kremtoi Meshën për 40-vjetorin e lindjes së Lëvizjes për Përtëritjen në Shpirtin Shenjt. Pasi u lutën, nga ora 9.00 deri në 10.00, pjesëmarrësit, që e kishin mbushur sheshin plot e përplot, duke kënduar e duke dëshmuar përvojën e tyre të fesë, morën pjesë në meshë, në fund të së cilës u takuan me Papën Benedikti XVI, në audiencë të veçantë. Presidenti italian i Lëvizjes, Salvatore Martinez përshëndeti Atin e Shenjtë, në mes të entuziazmit të të rinjve të pranishëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.