2012-05-27 13:35:07

Lartohet në nderimet e elterit Mère Saint-Louis de Lamoignon


Sot në Vannes të Francës u lartua në nderimet e elterit motër Saint-Louis de Lamoignon, themeluese e Kongregatës së Mortave të Bamirësisë së Shën Luigjit. Mesha u kremtua nga i dërguari i Papës, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Anxhelo Amato. Vetë kardinali, na tregon diçka për të Lumen e re, në mikrofonin tonë:
Marie-Louise-Elisabeth de Lamoignon lindi në Paris, më 3 tetor 1763 në një familje fisnike, të pasur, por edhe katolike të flaktë. Sipas zakonit të kohës, prindërit e martuan shumë të re me një kushëri 19-vjeçar, Edouard-François Mola, kont i Champlàtreux. Patën pesë fëmijë. Jeta e saj u prish nga vdekja e të shoqit në gijotinë, gjatë Revolucionit francez. I fali me fe vrasësit e pasi sistemoi fëmijët, themeloi në Vaness të Bretanjës, një vepër bamirësie e edukimi për vajzat e braktisura të dioqezës, që u kthye më vonë në Kongregatën e Motrave të Bamirësisë, Bija të Shën Luigjit. Pasuria e themelueses u përdor për të braktisurit e vegjël, për edukimin, formimin në punë e integrimin e tyre në shoqëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.