2012-05-25 17:33:13

Ior: votë mosbesmi nga Këshilli, për presidentin e Ior, Gotti Tedeski.


Dje, njofton Salla vatikanase e Shtypit, Këshilli i drejtuesve të Ior, Institutit për Veprat Religjoze, i dha njëzëri presidentit Ettore Gotti Tedeski, votën e mosbesimit, për arsye se “nuk i ka kryer si duhet disa detyra me rëndësi të dorës së parë për zyrën e tij”. Këshilli, lexohet në një komunikatë, i dha votën e mosbesimit presidentit Goti-Tedeski dhe porositi që mandati i tij si president e edhe si anëtar i Këshillit, të përfundojë.
Anëtarët e Këshillit, lexohet akoma, shprehin keqardhjen për ngjarjet, që çuan në votën e mosbesimit, ndërsa besojnë se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për të ruajtur gjallërinë e Institutit. Këshilli, vijon nota, shikon tani përpara në procesin e kërkimit të një presidenti të ri, të dalluar, që do ta ndihmojë Institutin dhe bashkësinë financiare, duke u bazuar mbi respektin e anasjelltë të standardeve bankare të pranuara ndërkombëtarisht.
Sot Komisioni Kardinalor u mblodh për të studiuar pasojat e për të vendosur hapat më të përshtatshme për të ardhmen.









All the contents on this site are copyrighted ©.