Atë Lombardi: është gjetur njeriu, që zotëron në mënyrë të paligjshme dokumente të
rezervuara.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit, atë Federiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit,
pohoi se “falë hetimeve, kryer nga Xhandarmëria, lidhur me përhapjen e dokumenteve
të rezervuara vatikanase, sipas udhëzimeve të dhëna nga Komisioni kardinalor e nën
drejtimin e Promotorit të drejtësisë, u krijuan mundësitë për ta zbuluar njeriun,
që ka shtënë në dorë, në mënyrë të paligjshme, këtë lloj materiali. Ky njeri, shton
drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, tani është në dispozicion të magjistraturës
vatikanase, për sqarimet e mëtejshme të çështjes”.