2012-05-24 13:46:47

Papa pret dy delegacione nga Bullgaria e Maqedonia, për festën e Shenjtorëve Cirili e Metodi.


Benedikti XVI priti sot në dy audienca të ndryshme një delegacion nga Bullgaria, udhëhequr nga presidenti i ri, Rossen Plevneliev, e një delegacion tjetër nga Maqedonia, udhëhequr nga kryeministri, Nikola Gruevski. Si çdo vit, dy delegacionet janë prit në Vatikan me rastin e fesës së bashkë-pajtorëve qiellor të Evropës, Shën Cirili e Metodi, që sipas kalendarit julian bie sot.
Dy Shenjtorët, vëllezër në gjak e në fe, nuk janë sllavë por ungjillëzues të sllavëve, murg i pari e ipeshkëv i dyti, me prejardhje nga qyteti grek i Tesalonikut që në shekullin IX ishte pjesë e Perandorisë bizantine, qenë ungjillëzuesit e parë të Evropës lindore, në mënyrë të veçantë të rajonit të Panonisë e të Moravisë, të banuara nga popujt sllavë, për të cilët Cirili e shpiku një alfabet (cirilicën), në të cilin e përktheu Biblën.
Pas audiencave të sotme, sipas traditës shtegtimi i dy delegacioneve vijoi drejt Bazilikës romake të Shën Klementit, ku ruhet varri i Shën Cirilit, i cili vdiq në Romë pikërisht gjatë shtegtimit të tij te Papa për t’i dhuruar reliken e Shën Klementit, të cilën e kishte rimarrë në Krimé. Sivjet, gjatë ceremonisë zyrtare, u përuruar dy vepra arti të ndriçimit realizuar prej dy artistëve bullgarë, me titullin “Udha e shpresës” e “Zjarri i shpresës”, që simbolizojnë vazhdimësinë e dritës së fesë e të spiritualitetit të krishterë ndër shekujt.







All the contents on this site are copyrighted ©.