2012-05-22 18:22:27

Dhembja e Kishës katolike për tragjedinë e Himarës


Konferenca ipeshkvnore katolike e Shqipërisë për tragjedinë e Himarës

Komunikatë për shtyp

Kisha Katolike në Shqipëri ka ndjekur më dhembje të madhe aksidentin e rëndë rrugor që ka përfshirë disa të rinj të cilët ishin në udhëtim për në Jug të Shqipërisë ku kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe shumë të tjerë të plagosur me datë 21 maj 2012. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë e cila ka prekur shumë familje dhe ka shkaktuar dhembje te ato. I gjithë opinioni publik shqiptar përjeton në këto çaste një dhembje dhe solidaritet të madh për humbjen e jetëve. Sikurse ka pasur rastin të shprehet menjëherë në ato çaste, nëpërmjet prelatëve të saj, Kisha Katolike në Shqipëri, me të gjithë besimtarët e saj i luten Zotit për viktimat dhe për familjet e tyre. Bashkohemi me dhimbjen e tyre dhe shprehim krejt solidaritetin tonë njerëzor.

Shpirtrat e viktimave pushofshin në paqe e familjarët e tyre paçin ngushëllimin e Zotit!

22 maj 2012 Tiranë

Nga zyra e shtypit KISH







All the contents on this site are copyrighted ©.