2012-05-21 12:06:12

Papa Benedikti XVI komunikimi shoqëror të mbështetët mbi dialogun e respektin.


Këtë të diel, më 20 maj, në solemnitetin e të Shëlbuemit, u kremtua Dita Botërore e Komunikimeve Shoqërore, mbi temën ‘Heshtja e Fjala: udhë e ungjillëzimit”. Me rastin e lutjes së Mbretëreshës Qiellore, dje në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti XVI bëri thirrje që komunikimi e aktiviteti i mediave të jetë përherë i bazuar mbi respektin, dialogun e dëgjimin. “Heshtja është pjesë përbërëse e komunikimit – shtoi Ati i Shenjtë – është vend i privilegjuar për t’u takuar me Fjalën e Hyjit e me vëllezërit e motrat tona”. “Ju ftoj të gjithëve – tha akoma Papa Ratcinger – t’i luteni Zotit në mënyrë që komunikimi, në çdo formë të tij, të shërbejë gjithmonë për të rivendosur me të afërmin (tjetrin) dialogun e vërtetë, bazuar mbi respektin e anasjelltë, mbi dëgjimin dhe ndarjen e përbashkët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.