2012-05-21 10:35:19

Brindisi: sot, funerali solemn i Melisa Basit në Mezanje


Fati ka marrë në shënjestër Italinë. Në dy ditë, dy ngjarje të hidhura. Përveç tërmetit në Modena, shkaktoi tronditje e zemërim në të gjithë vendin, atentati i së shtunës në shkollën e Mezanjes, në Brindisi, ku u vra një vajzë 16-vjeçare, Melisa Basi.
Funerali i saj do të kremtohet sot pasdite, në praninë e autoriteteve dhe, me siguri, të një deti me njerëz, por jo edhe të nënës së vajzës. Hidhërimi për vdekjen e bijës së vetme e ka çuar në spital, që nga e shtuna. Ndërkaq, gjendja e pesë nxënëseve të tjera është e qëndrueshme, sipas mjekëve. Njëra nga shoqet e Melisës, Veronika, më rëndë se të tjerat, është përmendur dy herë dje, por mjekët e konsiderojnë akoma në gjendje kritike.
Sot paradite, hapi dyert Instituti profesional “Morvillo Falcone”, ku studionte Melisa. Lot e fytyra të tendosura për shoqen, që nuk është më. Në bankë, vetëm lule dhe shpresa, që autori i kësaj vepre të tmerrshme, t’i dorëzohet drejtësisë e siç thuhet në Itali: “Të burgoset e ta hedhin çelësin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.