Salla e Shtypit e Vatikanit: botimi i dokumenteve të reja, të rezervuara, të Selisë
së Shenjtë është vepër kriminale
Botimi i ri i dokumenteve të Selisë së Shenjtë e i dokumenteve private të Atit të
Shenjtë nuk paraqitet më si nismë e diskutueshme – e objektivisht prozhmuese – gazetareske,
por merr tipare të qarta të një veprimtarie kriminale. Atit të Shenjtë, por edhe disa
Bashkëpunëtorëve të vet si dhe njerëzve që i kanë dërguar mesazhe Atij, i janë shkelur
të drejtat e tyre personale të rezervuara, sekrete dhe liria e letërkëmbimit. Selia
e Shenjtë do të vazhdojë në thellimin e aspekteve të ndryshme të këtyre akteve dhunuese
e të shkeljes së privacy e të dinjitetit të Atit të Shenjtë – si njeri e si Autoritet
suprem i Kishës dhe i Shtet Qytetit të Vatikanit - e do të bëjë hapat e duhur, në
mënyrë që autorët e vjedhjes, të marrjes e të fshehjes së gjërave të vjedhura e të
përhapjes së lajmeve sekrete, si dhe të përdorimit edhe komercial të dokumenteve private,
marrë e mbajtur ilegalisht, të përgjigjen për veprimet e tyre para drejtësisë: Nëse
do jetë e nevojshme për këtë qëllim do të kërkohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar.