2012-05-18 19:34:04

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës të të Ngjiturit të Krishtit në Qiell


Ja përsëri në takimin tonë javor me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës, kësaj radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 6-të të kohës së Pashkëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit kishtar.
Tema kryesore e Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele janë dhuratat e Krishtit të Gjallë: paqja dhe Shpirti Shenjt. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele (Gjn 14,23-29) Jezusi thotë: “Nuk ju lë jetimë”- Jetimi është imazhi më i dhimbshëm i vetmisë së njeriut. E vetmia është e keqja që na heq paqen e zemrës, që than e shteron të qenit njerëzor. Shkatërron.
Megjithatë Jezusi ka premtuar se do mbetët gjithmonë me ne e na ka dërguar Shpirtin Shenjt, Ngushëlluesin. E pastaj Jezusit shton: “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta duajë, tek ia do të vijmë dhe tek ai do të banojmë”. Fryt i këtij banimi të Hyjit në ne është paqja: “ Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Nuk po jua jap siç jua jep bota”. Ja tema e fjalës së Zotit që liturgjia na propozon këtë të diele: të jetosh sipas Ungjillit. Sepse ky është vullneti i Zotit, e vetmja dhe e mira më e madhe e njeriut: në vullnetin e Zotit gjejë paqen dhe lumturinë e jetës.
Liturgjia e Fjalës së Zotit
Leximi parë Vap 1, 1-11

Ungjilltari Luka na prezanton ngjitjen e Jezusit si fundin e një etape të planit të Hyjit, si shenjë të pranisë së përhershme të Jezusit në mes njerëzve. Me një prani të tillë hapet një kohë e re, ajo e Shpirtit dhe e Kishës misionare. Nga ajo ditë Ungjilli u dorëzua në duart tona.

Lexim prej Veprave të Apostujve

Në librin e parë, o Teofil, fola për gjithçka Jezusi bëri dhe mësoi qysh prej fillimit deri në ditën kur u ngrit në qiell, pasi që u dha porositë apostujve, të cilët i pati zgjedhur nëpërmjet të Shpirtit Shenjt. Ai, pas mundimit të vet, me shumë prova ua vërtetoi apostujve se ishte i gjallë duke u shfaqur për dyzet ditë para tyre dhe duke u folur për Mbretërinë e Hyjit. Dhe, njëherë, ndërsa po hante bukë bashkë me ta, u urdhëroi të mos e lëshojnë Jerusalemin, por ta presin Premtimin e Atit: “Atë që dëgjuat prej meje: Gjoni ka pagëzuar me ujë, ndërsa ju, pas pak ditësh, do të pagëzoheni me Shpirtin Shenjt.” Tani ata që ndodhën bashkë me të e pyetën: “Zotëri, a thua do ta ripërtërish në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?” Ai u përgjigj: “Nuk është puna juaj ta njihni kohën dhe momentin që Ati ia ka përcaktuar pushtetit të vet. Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe gjer në skajin e botës.” Dhe, kur i tha këto fjalë, ndër sy të tyre, u ngjit në qiell dhe një re menjëherë ua zuri para syve të tyre. Dhe, ndërsa ata me ngulm shikonin sesi ai ngjitej në qiell, ia behën dy njerëz të veshur me petka të bardha, zunë vend para tyre dhe u thanë: “O burra galileas, përse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezusi, që prej jush u ngjit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell!”
Fjala e Zotit.
Falënderojmë Hyjin!
Psalmi 47
Ngritët Zoti me këngë të hareshme

Duartrokitni, o popuj të gjithë,
brohoritni Hyjit me zë gëzimi!
Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm,
Mbreti i madh mbi tokën mbarë.

Ngritët Hyji me brohori,
Zoti me zë trumbete.
Këndoni Hyjit, këndoni,
këndoni mbretit tonë, këndoni!

Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës:
këndoni këngë me mjeshtëri!
Hyji mbretëron mbi mbarë popujt,
Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë

Leximi dytë Ef 4,1.13
Shën Pali mediton mbi misterin e ngjitjes së Jezusit në qiell dhe zbritjes së Shpirtit Shenjt duke u nisur nga psalmi 67. Jezusi Zot ka zbritur mbi tokë deri në thellësitë e ferrit, për tu ngjitur pastaj në qiell dhe për të marrë në zotërim gjithë universin. I ulur në të djathtën e Atit, dërgon Shpirtin Shenjt që mbron Kishën nga rreziku i mosmarrëveshjes mes të krishterëve dhe nga doktrinat heretike. Vetëm dashuria mund të ndërtojë njësinë e Kishës në të cilën Krishti është koka.
Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Efesianëve

Vëllezër, ju përbej unë, i burgosuri në Zotin: jetoni denjësisht si i ka hije thirrjes që keni marrë: me plot përvujtëri, butësi e duresë; duroni njëri-tjetrin me dashuri! Bëni çmosin ta ruani njësinë e Shpirtit me anë të paqes që ju bashkon. S’ka por një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm – sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes suaj. Nuk ka por një Zot, një fe, një pagëzim; një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë. Edhe secilit prej nesh i qe dhënë hiri me atë masë me të cilën Krishti deshi të na e dhurojë. Këndej edhe thuhet: ‘Kur u ngrit në lartësi i mori dhe u dha dhurata njerëzve’. E ajo fjalë: ‘U ngrit’, çka do të thotë tjetër, por se më parë ‘zbriti’ këtu poshtë, përmbi tokë; Ai që ‘zbriti’, është po Ai që ‘u ngrit’ mbi të gjithë qiejt për ta mbushur gjithësinë. E Ai i ‘dha’ disa apostuj, disa tjerë profetë, disa prapë ungjilltarë, do të tjerë barinj dhe mësues, që shenjtërit t’i bëjë të aftë për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit Krishtit, deri që të gjithë t’ia arrijmë njësisë së fesë dhe njohjes së Birit të Hyjit deri në gjendjen e njeriut të përsosur, deri në masën që i përket pjekurisë së plotë të Krishtit.
Fjala e Zotit.
Falënderojmë Hyjin!
Aleluja, Aleluja

Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt, thotë Zoti.
Dhe, ja unë jam me ju gjithmonë, deri në të sosur të botës

Aleluja


Ungjilli Mk 16, 15-20
Marku në tregimin e ngjitjes së Jezusit në qiell bashkon lavdinë e Krishtit dhe misionin e Kishës. Atë që ka prekur fundin e mjerimit njerëzor, Hyji e ka lartësuar; atij që është poshtëruar, Hyji i jep të gjithë besimin e tij. Nëse Hyji ka vepruar kështu do të thotë që duhet të shpallim veprën e çlirimit dhe të shpëtimit që Ati ka kryer në Birin. Ne e dimë që njëri prej nesh është tashmë në të djathtën e Hyjit dhe tërheq afër vetes të gjithë ne.
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Markut

Në atë kohë, Jezusi iu duk të Njëmbëdhjetëve dhe u tha: “Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë njerëzve. Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet. Shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t’i dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja; në duar do t’i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pinë ndonjë send që sjell vdekjen, nuk do t’u bëjë keq. Do t’i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen.” Zotëria Jezus, pasi u tha kështu, u ngjit në qiell dhe rri në të djathtë të Hyjit. Kurse ata dolën e predikuan gjithkund. Zoti bashkëpunonte me ta dhe e përforconte fjalën me mrekulli që e përcillnin.
Fjala e Zotit.
Falënderojmë Hyjin!
Homelia e solemnitetit të të Shëlbuemit!
Të dashur vëllezër motra, ja përsëri gjendemi në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit, këtë herë do të meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 7-të të kohës kishtare të Pashkëve. Kështu dalëngadalë po afrohen dy kremtime të rëndësishme për jetën e Kishës dhe për jetën tonë shpirtërore: Ngjitja e Krishtit në qiell apo sikurse quhet ndryshe të Shqiptarët, të Shëlbuemit dhe Rrëshajët. Këto solemnitete na paraqesin dy mistere të jetës së Krishtit dhe të jetës së Kishës. Të përgatitemi t'i jetojmë këto dy festa të rëndësishme me dëshirën për të thelluar gjithnjë e me shume misterin e Zotërisë se ngjallur i cili ngjitet te Ati nga ku edhe ka ardhur, dhe dhuratën e pare qe Krishti i ringjallur u bën besimtareve, Shpirtin e Shenjte ndihmës dhe ngushëllues.
Po çfarë kanë për të na thënë leximet e kësaj të Diele të VII-të te Pashkëve? Sikurse ne te dielat pararendëse leximi i parë (Vap 15,1-2.22-29) na tregon për jetën e bashkësive te para te krishtera, për gëzimin e madh te shpalljes se Ungjillit, por edhe për vështirësitë qe dishepujt dhe këto bashkësi hasin për shkak te Ungjillit. Kjo pjese e Veprave te Apostujve na flet për mbledhjen e apostujve ne Jerusalem për te vendosur mbi kushtet qe duhet t'u vinin atyre qe pranonin Ungjillin, por qe nuk ishin judenj. Disa prej farisenjve qe kishin pranuar Ungjillin pretendonin se ata duhet te zbatonin te gjithë ligjin e Moisiut përfshirë këtu edhe rrethprerjen. Por nuk është i këtij mendimi Pali dhe Barnaba që shkojnë dhe takohen me Pjetrin Apostull dhe dishepujt e tjerë ne Jerusalem. E atëherë të gjithë bashke vendosin që paganet përveç disa rregullave, nuk duhet te zbatonin gjithçka që vinte prej Ligjit te Moisiut.
Shihet qartë këtu se si shqetësimi kryesor i dishepujve ishte qe Fjala e Zotit te shkonte sa me larg, por nga ana tjetër edhe shqetësimi qe ndryshimet te vinin ne mënyrë sa me te përshkallëzuar. Ata tregohen mjaft te arsyeshëm. Është e rëndësishme për ne sot ne radhe të pare te jemi të vetëdijshëm se vetëm ne lidhjen e ngushte me hierarkinë Kishtare dhe mësimet e Kishës është e mundur te ecim ne rruge te sigurte. Nga njëra ane hierarkia duhet te jetoje me Shpirtin e Shenjte e nga ana tjetër te gjithë neve na takon detyra qe t'i bindemi Kishës. Por gjithashtu ky lexim na fton qe mos të ngurtësohemi ne rregullat e jashtme qe shpeshherë kthehen ne rregulla farisenjsh dhe mbysin krejtësisht lirshmërinë e Shpirtit te Zotit brenda secilit prej nesh.
Kisha është trupi i Krishtit dhe ai banon ne te. Këtë na e thotë edhe leximi i dyte (Zb 21,10-14.22-23)kur na përshkruan Jerusalemin qiellor. Ai është Jerusalemi, mbretëria që do të jetë, por e cila ka filluar ekzistimin e saj qysh tani. Se pari ne zemrën e atyre qe kane pranuar Sakramentin e madh të Pagëzimit e me pas në të gjithë Kishën. Muret e tempullit të Jerusalemit zhduken. Nuk ka me tempull, sepse tempulli është vetë Zoti.
Ky tempull qe ndodhet në mes të qytetit ndrit gjithë qytetin i cili nuk ka me nevojë për ditën e diellit e as për dritën e hënës. Kjo dritë vjen nga brenda, nga thellësia e jetës së Kishës. Zoti është drite e në të nuk ka errësirë. Kisha jeton me dritën qe i vjen nga Krishti. Çdo burim tjetër drite nuk mund të ndriçojë jetën e Kishës. Sa herë që Kisha behët e fortë, jo nëpërmjet Krishtit, por nëpërmjet gjërave të tjera, zbehet dhe fishket. Kështu edhe jeta e njeriut që mendon se shkëlqimi mund t'i vijë nga jashtë dhe jo nga Zoti që banon brenda tij, herët a vonë do të gjendet në errësirë. Zoti është drita jonë.
Të dashur vëllezër e motra. Mos të harrojmë se dinjiteti ynë është shume i madh, thirrja që kemi marre nëpërmjet pagëzimit është shumë e lartë. Nëpërmjet pagëzimit, Zoti na ka bërë si një qytet të themeluar mbi shkëmb, e është ulur të banojë aty. Ne nuk mund ta përdhosim këtë qytet, por edhe në qofte se ka ndodhur që ta kemi përdhosur, nuk është kurrë vonë të kthehemi e të ndryshojmë, të pendohemi e të ndërrojmë jetën, nuk është kurrë vonë.
Për të kuptuar se sa e madhe është lartësia e thirrjes sonë, t’i dëgjojmë fjalët e ungjillit të Gjonit të kësaj të diele: “Nëse dikush me do, zbaton fjalën time dhe Ati im do ta doje e ne do te do te vijmë e do te banojmë te ai”. Është një e vërtete e madhe. Krishti ka ardhur një herë në jetën e njerëzve me mishërimin e tij “Ai u bë njeri dhe e banojë në mes nesh”. Por nëse në e duam ai na premton se zbret përsëri, tashmë në jetën tonë konkrete, në brendinë e jetës sonë, në intimitetin e jetës sonë, në thellësinë me të thellë të jetës sonë. Nëse dikush e do dhe zbaton fjalën e tij...! Vetëm ai ka fjalët e jetës së pasosur. Kudo të shkojmë ne, askush nuk do të na thotë fjalët si i thotë ai dhe me ndikimin qe kane fjalët e tij. Çfarë ndodh kur Zoti banon ne zemrën e një njeriu? Mrekullia! Përsëritet edhe një herë mrekullia e shndërrimit të ujit në verë, e shndërrimit të dobësisë sonë në forcën e tij. Por ka edhe me shume. Duke banuar në ne ai na jep paqen. “Po ju le paqen, po ju jap paqen time. Jo ashtu si e jep bota, ne jua jap juve (Paqen)”.
Paqja e Krishtit është një paqe e veçantë. Është paqja e Mesisë, kur fëmija e shtien dorën ne strofullin e gjarpërinjve, ku luani flenë bashke me qengjin. Ne këtë mënyrë është e mundur qe ne te jetojmë urdhrin e ri te dashurisë qe kemi medituar te dielën e shkuar. A është e mundur kjo gjë? Ai na thotë se po. E na fton qe te mos trembet zemra jone dhe te mos këtë frike. E vërteta është se ne trembemi. Kemi frike për të ardhmen, kemi frike nga vetvetja nga te tjerët. Gjithnjë priremi drejt strukjes ne ndonjë kënd të vetvetes. Por ai na thotë: “Mos t'ju trembet zemra!”. E ne e dimë se sa e brishtë është zemra jone. Por ai na përsërit: “Mos t'ju trembet zemra!”
Te dashur miq! T'ia hapim përsëri zemrën Zotit. Ajo mund te jete renduar shume këto kohet e fundit sepse e ngatërruar ne shume pune, probleme, frike, pakënaqësi, ngatërresa. Ajo mund te jete e copëtuar sepse e tradhtuar apo e zhgënjyer, sepse ka humbur njeriun e dashur, prindin apo fëmijën. Ajo mund te jete e ngurtësuar sepse është plot me vetveten dhe me egon njerëzore, sepse gjerat nuk kane shkuar sipas planeve te mia. E vërtete! Kjo është përvoja njerëzore dhe te gjithë e ndjejmë qe shpesh për fat te keq është ashtu. Por Ai ka mundësi ta ripërtërijë zemrën tone me dashurinë e tij te pafund. Vetëm na fton qe t'ia hapin zemrën. Ai dëshiron te ndërtojë nje banese ne zemrën tone, nje qytet, ku te jete vete prijësi i tij, mbreti dhe dhëndëri i zemrës sonë. E Krishti kur hyn ne jetën e nje njeriu nuk e ngushton atë, nuk e bën te pajtueshme hapësirën tone shpirtërorë, madje e ripërtërin dhe i jep jete. Krishti nuk heq asgjë nga jeta jone, ai na jep gjithçka.
Para nisjes se tij ai u bën edhe një premtim dishepujve te tij: “...Shpirti i Shenjte qe Ati do të dërgojë ne emrin tim, ai do t'ju mësojë gjithçka dhe do t'ju kujtoje gjithçka që unë ku kam thënë”. Te kërkojmë me këmbëngulje ne ditët ne vijim ardhjen e Shpirtit të Shenjte në jetën tonë dhe në jetën e Kishës. Veni creator Spiritus! Eja o Shpirt krijues! Amen!
E tani më shumë mbi liturgjine e Fjalës së Zotit të solemnitetit të të Shelbuemit, mund të dëgjoni këtu….....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.