2012-05-18 17:36:05

Katholikentag. Katolikët gjermanë mblidhen për ta bërë të dukshme fytyrën e Kishës në Gjermani.


Në qytetin gjerman të Manhaim-it, sot është dita e dytë e takimeve, në të cilat marrin pjesë 60 mijë vetë, mbledhur për të 98-tën herë me rastin e “Katholikentag”, një nga takimet më të lashta të katolikëve në Gjermani. “Guxim për rifillimin” është titulli i edicionit 2012, kushtuar reflektimit mbi kontributin që mund t’i japin katolikët gjermanë shoqërisë së tyre.
Mjafton të lexojmë titullin, për të kuptuar se pas këtyre viteve të vështira, katolikët duan të marrin guximin e të mendojnë për rifillimin e udhës së lumnueshme, në të cilën ecin prej shekujsh. Rifillim, pas krizës së pedofilisë e pengesave të tjera, ribashkim në lutje, reflektim, për ta bërë Kishën sa më të besueshme, sa më tërheqëse, sa më të aftë për t’i kuptuar problemet e njeriut.








All the contents on this site are copyrighted ©.