2012-05-17 18:06:16

Papa do të përshëndet Lëvizjen italiane për Jetën që takohen në Vatikan


Të dielën e ardhshme, më 20 maj, për lutjen e mesditës mariane me Papën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, mes grupeve të ndryshme e të shumta të besimtarëve nga vendet e ndryshme, do të jenë të pranishëm shumë anëtarë të Lëvizjes italiane për Jetën. Sipas njoftimeve, do të jenë së paku gjashtëdhjetë autobus që të dielën e ardhshme do t’i transportojnë vullnetarët e Lëvizjes për Jetën në Vatikan, ndërsa me mijëra persona tjerë do të mbërrijnë me tren. Një javë para mbajtjes së manifestimit “Marshim për Jetën”, organizuar nga bota katolike, populli në mbrojtje të Jetës do të takohen në Sallën Pali VI në Vatikan për “LifeDay 2012”. Gjatë këtij manifestimi do të rrëfehen dëshmi të ndryshme në favor e në mbrojtje të jetës, do të ketë lutje të përbashkëta e pastaj, çasti kulmor, në ora 12.00 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kur Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore do t’i përshëndet të pranishmit nga dritarja e pallatit apostolik.
Së bashku me botën e shoqatave katolike italiane siç është Forumi i shoqatave familjare, Rjeti në Vepër, Acli, Përtëritja e Shpirtit, Papa Gjoni XXIII, Vepra Katolike, Neokatekumenët e të tjerë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i dikasterit të Vatikanit për Familjen, kardinali Ennio Antonelli. ”Sivjet – thuhet në një deklaratë për shtyp – arsyet e këtij kremtimi janë të shumta: përvjetori i ligjit italian 194 mbi abortin që deri më tani ka vrarë 5 milion e gjysmë fëmijë; dhënia e çmimit fituesve të edicionit të XXV të Konkursit shkollor evropian, që këtyre viteve ka përfshi mbi një milion studentë; miratimi i nismës evropiane “Një prej nesh” për të kërkuar njohjen e të drejtave njerëzore që në ngjizje të fëmijës.







All the contents on this site are copyrighted ©.