Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir', O Nana e bukur e K'shillit t'Mirë; Ty ndimë
të kena në ket' shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí
Të falemi Virgjin',
Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T'biej në mend se Zoja e Shkodrës
je: Lutu për ne, lutu për ne!
Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja Si n'kohët
e moçme n'kishë te Kalaja, Ku t'lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí,
të falemi, Mrí!
Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në
Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t'kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi,
o Mrí! Atë Pjetër Meshkalla S. J.