2012-05-16 16:10:27

Papa presidentit Hollande: Franca të promovojë solidaritetin e drejtësinë, duke respektuar traditat e saj shpirtërore.


Benedikti XVI i drejtoi një mesazh urimi presidentit të ri të Republikës franceze, Fransua Hollandë, me rastin e emërimit në detyrën e lartë. Në telegramin e Papës, urohet që Franca, si në Evropë, ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare, të jetë faktor i paqes e i solidaritetit veprues, në kërkim të së mirës së përbashkët, të respektimit të jetës e të dinjitetit të çdo njeriu e të mbarë popujve. Papa lutet që presidenti francez, me ndihmën e Zotit e duke respektuar traditat fisnike shpirtërore e morale të vendit, të ndjekë me guxim objektivat për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e vëllazërore, të gatshme për t’ia hapur portat botës e solidare me kombet më të varfëra.
Benedikti XVI e përfundon mesazhin, duke i dhënë presidentit të ri Hollandë e të gjithë francezëve, bekimin e tij apostolik..







All the contents on this site are copyrighted ©.