Papa: lutja është dhuratë e fryt i pranisë së gjallë të Hyjit
Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Vatikan, Papa Benedikti XVI vijoi
reflektimin e tij kushtuar temën së lutjes. Pas reflektimeve kushtuar lutjes në librin
e Veprave të Apostujve, në katekizmin e tij të sotëm, Ati i Shenjtë Ratcinger foli
mbi lutjes sipas Letrave të shën Palit Apostull. Që në fillim Papa vërejti se si jo
rastësisht Letrat e Palit fillojnë e përfundojnë me shprehje urate: në fillim lutje
falënderimi e lavdi, e në fund urimi që hiri i Zotit t’i prinë udhës së bashkësisë
së cilës i është drejtuar shkrimi. Ndërmjet formulimit të hapjes: “E falënderoj
Hyjin tim përmes Jezu Krishtit” (Rm 1,8), e urimi final: “ hiri i Zotit Jezu Krisht
qoftë me ju të gjithë” (1 Kor 16,23), zhvillohet përmbajtja e Letrave të Apostullit.
Ajo e shën Palit është një lutje që shfaqet në një pasuri të madhe formash që shkojnë
nga falënderimi deri te bekimi, nga lavdi deri te kërkesa e ndërmjetësimi, nga himni
deri te lutja e zjarrtë: një shumëllojshmëri shprehjesh që tregon se si lutja përfshin
e prek të gjitha situatat e jetës, si ato personale, si ato të bashkësi për çka lutet. Elementi
parë që shën Pali dëshiron të na bënë të kuptojmë është se lutja nuk duhet të jetohet
si një vepër thjeshtë e mirë që ne bëjmë ndaj Zotit, së një nismë tonën. Lutja, para
së gjithash, është dhuratë, fryt i pranisë së gjallë, gjallëruese të Hyjit”. E
“kur ndjejmë që Zoti është larg nesh e nuk kemi fjalë për të komunikuar e biseduar,
kjo mangësi fjalësh dhe dëshira për të hyr në komunikim me Zotin është lutje: përmes
Shpirtit Shenjt dëshira bëhet kontakt i vërtetë me Të”, tha mes tjerash Papa Benedikti
XVI në audiencën e sotme.