2012-05-15 14:42:22

Programi i vizitës së Papës në Milano, për Takimin Botëror të Familjeve


Salla e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur programin zyrtar të vizitës së Benediktit XVI në Milano për Takimin Botëror të Familjeve. Papa do të shkojë në qytetin verior italian, nga data 1 deri më 3 qershor.
Do të mbërrijë në orën 16 të së premtes në aeroportin e Milano-Linates e në orën 17.30 do të jetë në Sheshin e Duomos për takimin e parë me besimtarët e mbledhur nga e gjithë bota. Në mbrëmje, në Teatrin e famshëm “La Scala” do të jepet një koncert për nder të Atit të Shenjtë. Të shtunën, më 2 qershor, në orën 10.00, Benedikti XVI do të meditojë së bashku me besimtarët, gjatë kremtimit të Orës së Mesme në Duomon milaneze, ndjekur nga nderimi i relikeve të Shën Karlit. Në orën 11.15 do të shkojë në Stadiumin “Meazza di San Siro” për t’u takuar me të rinjtë, që do të krezmohen dhe, për të lutur Engjëllin e Tënzot. Pasdite, në orën 17, Papa do të takohet me autoritete në selinë e kryeipeshkvisë, ndërsa në orën 20.30, në Parkun e Bresso-s, Ati i Shenjtë do të përqafojë idealisht të gjitha familjet në “Festën e dëshmive” të Takimit Botëror.
Po aty, të nesërmen, më 3 qershor, Benedikti XVI do të kremtojë Meshën e do të thotë Lutjen e Engjëllit të Tënzot. Dreka, në kryeipeshkvi, me kardinajt, ipeshkvijtë e me disa familje. Impenjimi i fundit i udhëtimit baritor në Milano, në orën 16.30, me përshëndetjen e anëtarëve të Fondacionit Familje 2012 dhe të organizatorëve të vizitës. Nisja e avionit papnor nga aeroporti i Milano-Linates për t’u kthyer në Romë, parashikohet në orën 17.30.








All the contents on this site are copyrighted ©.