2012-05-14 14:07:09

Akrimandriti Donato Oliverio është ipeshkëv i ri i Ungros


Arbëreshët e Eparkisë (dioqezës) së Ungros e priten me gëzim të madh lajmin e emërimit të ipeshkvit të ri të kësaj eparkie kishtare nga Papa Benedikti XVI në personin e protopresibterit, vikarit të përgjithshëm, priftit arbëresh Donato Oliverio. Kështu data 12 maj 2012 është historike për arbëreshët e Eparkisë së Ungros, të pas 21 muajsh, kanë ipeshkvin e katërt të historisë dioqezane të Ungros.
Ipeshkvi i ri arbëresh i dioqezës arbëreshe të Ungros së Kalabrisë, arkimandriti Donato Oliverio ka lindur më 5 mars 1956, në Kozencë, më 1969 ka hyrë në seminarin Shën Bazili të Kozencës e pastaj në atë të Grottaferratës, ku kreu maturën klasike. Si student i kolegjit Papnor Grek të Shën Atanzit në Romë, ka kryer studimet filozofike e teologjike pranë Universitetit Papnor Angelicum. Pranë Institutit Papnor Lindor ka bërë studimet e specializimit në shkenca kishtare lindore. Më 17 tetor 1982 është shuguruar prift dhe emëruar famullitar i Kishës së Shën Jozefit në fshatin Marri e një vit më vonë drejtor i zyrës katekistike dioqezane, detyrë të cilën e kreu deri më 2003. Nga viti 1988 deri më 2003 ka qenë sekretar i Institutit të shkencave fetare të Ungros. Nga viti 1993 është anëtar i këshillit presbiterial të kësaj dioqeze arbëreshe. Ka qenë sekretar i përgjithshëm i Sinodit ndërdioqezan apo ndëreparkial të arbëreshëve. Nga viti 1998 është ekonom eparkial. Nga 2002-2003 ka qenë moderator i kuries dioqezane e protosincello; nga 2003 deri më 2010 protosincello e deri më sot delegat ad omnia i dioqezës së Ungros, kur qe emëruar administrator apostolik, kryeipeshkvi imzot Salvatore Nunnari. Është kujdesur për botimit italian të leksionarit ‘Apostolos’, ka botuar shumë artikujt katekizmi e ikonologjie.
Mbi rëndësinë e emërimit të ipeshkvit të ri arbëresh të eparkisë së Ungros, flasim me priftin e njohur arbëresh, arkimandritit Anton Belushin.... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.