2012-05-10 12:18:07

Rikardo Muti dirigjon orkestrën, që i ofron Papës nesër një koncert në Vatikan


Sot në orën 18.00, dirigjenti i njohur Rikardo Muti dhe Orkestra e Kori i Teatrit të Operës së Romës do të japin një koncert në Sallën Pali VI në Vatikan. Koncerti i ofrohet Papës nga Presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano, me rastin e 7-vjetorit të papnisë. Është hera e parë që Rikardo Muti dirigjon një orkestër në praninë e Benediktit XVI. Koncerti do të transmetohet në televizion nga RAI5 dhe mund të ndiqet edhe në internet, në “streaming”, falë Telecom-it, partner në realizimin e mbrëmjes.
Por veçoritë nuk përfundojnë këtu. Orkestra do t’u bjerë disa instrumenteve prestigjoze, ofruar nga Fondacioni “Antonio Stradivari”, nga Qendra e Muzikologjisë “Valter Shtaufer” dhe nga Komuna e Veronës. Fjala është për një violinë të Antonio Stradivarit, “ex Bavarian” e vitit 1720; një violinçel po i Stradivarit, “Stauffer, ex Cristiani” e vitit 1700; një violë e Antonio dhe Xhirolamo Amatit, “Stauffer” e vitit 1615 dhe; një violinë e Xhuzepe Guarneri “i Jezusit”, “ex Baltic” i vitit 1731. Në program parashikohet “Magnificat”-i i Antonio Vivaldit, “Stabat Mater” dhe “Te Deum” nga Katër partiturat kishtare të Xhuzepe Verdit.







All the contents on this site are copyrighted ©.