2012-05-10 15:40:38

Benedikti XVI seminaristëve spanjollë të Romës: të jeni njerëz të Krishtit, të ndershëm e të thjeshtë


Të jeni dëshmitarë të ndershëm të Krishtit: kjo është detyra, që u la Benedikti XVI studentëve të Kolegjit Papnor Spanjoll të Shën Jozefit, të cilët i priti sot në Vatikan. Rasti qe 50-vjetori i ngritjes së selisë aktuale të Kolegjit dhe festa liturgjike e Shën Gjonit të Avilës, pajtor i klerit shekullar spanjoll, që së shpejti, do të shpallet Dijetar i Kishës. Shembullin e shenjtorit përmendi Papa, ndërsa u thoshte seminaristëve se ç’do të thotë të jetosh brenda mureve të konviktit historik:
“Të ftuar në Romë për të vazhduar studimet meshtarake, duhet menduar jo aq për interesin personal, sa për shërbimin ndaj popullit të Zotit, i cili ka nevojë për barinj të përgatitur e të aftë, të përkushtuar në punën e mrekullueshme për shenjtërimin e besimtarëve”.
Kujtohuni gjithmonë, i porositi seminaristët Benedikti XVI, se meshtari e përtërin jetën dhe merr forcë për shërbimin e vet nga kundrimi Fjalës së Zotit dhe nga dialogu me Hyjin:
“Ai është i vetëdijshëm për faktin se nuk mund t’u çohet Krishti vëllezërve, nuk mund të gjendet tek të varfërit e tek të sëmurët, nëse nuk zbulohet më parë tek lutja e zjarrtë dhe e vazhdueshme. Janë të nevojshme marrëdhënie personale me Atë, që e shpallim, e kremtojmë dhe e komunikojmë. Këtu qëndron themeli i përshpirtërisë meshtarake: të arrish të bëhesh shenjë e dukshme dhe dëshmi e gjallë e Bariut të Mirë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.