2012-05-09 16:12:01

Mesha për Evropën në bazilikën e Zojës së Madhe


Sot kremtohet Dita për Evropën. Kisha Katolike e kujton në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, me një meshë, kryesuar nga kryetari i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, kardinali hungarez Peter Erdë. Për rëndësinë e saj, të dëgjojmë sekretarin e përgjithshëm të organizmit kishtar, imzot Duarte da Kuna:
Menduam t’i kushtojmë një kremtim Evropës dhe ungjillëzimit të ri të saj, duke nderuar shenjtorët Pajtorë të kontinentit. Bazilika e Zojës së Madhe na u duk domethënëse për këtë, pasi na lejon t’i kërkojmë Zojës së Bekuar mbrojtjen e misionit që na pret. Duke parë Pajtorët e Evropës, shën Cirilin e Metodin, shën Benediktin, shën Katerinën e Sienës, shën Brigjidën e Suedisë e shën Edit Shtajnin, i njohim më mirë rrënjët tona përgjatë historisë, të pranishme në të gjithë popujt evropianë, pavarësisht nga ndryshimet. Lutja për nder të këtyre shenjtorëve na kujton zanafillën, zemrën e bashkimit tonë, që është shenjtëria e jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.