2012-05-08 15:55:45

Shqipëria në fund të listës për kujdesin e treguar për nënat


Lajmi i mirë është se Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve të zhvilluara. I keqi, se është në fund të saj. Kështu del nga raporti i organizatës “Save the children” (Shpëtoni fëmijët), publikuar sot, i cili i referohet gjendjes së nënave në vitin 2011. Tirana është e 43-ta në listën me 43 vende, pas Maqedonisë, pas Bosnjë-Hercegovinës, pas Serbisë e pas Rumanisë. E i njëjti vend i takon Shqipërisë edhe përsa i përket gjendjes së grave në përgjithësi dhe gjendjes së fëmijëve. Raporti u bë i njohur vetëm pak ditë para së dielës, 13 maj, Festë e Nënës në të gjithë botën.
Të bën përshtypje niveli i vdekshmërisë së nënave në Shqipëri, në vend të dytë pas SHBA-ve. Një nënë ndër 1700 ka mundësi të humbë jetën gjatë shtatzanisë. E vitet e shkollës, që frekuenton një femër janë vetëm 11, numri më i ulët në krahasim me të gjitha vendet e tjera. Ndërsa përqindja e pjesëmarrjes së grave në parlament është 16%, në krahasim me vende si Maqedonia, ku kjo përqindje rritet në 33 e si Serbia me 22%. Më keq është vetëm Rumania, me 10%. Norvegjia është e para në këtë klasifikim, e distancuar dukshëm nga të tjerët, me një tregues, që vë në dukje rolin dhe kujdesin, që tregohet për nënat në atë shoqëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.