2012-05-08 18:22:25

Marrëveshja mes Selisë së Shenjtë e Landit gjerman Niedersachsen


Selia e Shenjtë dhe Qeveria e Landit gjerman të Niedersachsenit kanë nënshkruar sot në Hannover një marrëveshje, që ndryshon Konkordatin e 26 shkurtit 1965, lidhur me shkollën katolike. “Marrëveshje, njofton salla e shtypit e Vatikanit, azhurnon Konkordatin e ‘Marrëveshjen e Aplikimit ( Durchfuhrungsvereinbarung)’në dritën e legjislacionit aktual që është në fuqi Landin Niedersachsen. Ndyshimet u përgjigjen kërkesave aktuale që kanë shkollat katolike që veprojnë sipas regjimit të konkordatit”.
Për Selinë e Shenjtë ka nënshkruar, nunci Apostolik në Gjermani kryeipeshkvi Jea-Claude Périsset, ndërsa për Landin Niedersachsen, është shkruar nfa ministri president i saj, David McAllister. Nga ana kishtare, mes tjerësh në ceremoni mori pjesë imzo Norbert Trelle, ipeshkëv i Hildesheimit, e nga ana shtetërore, ministri i Kulturës së Landit Niedersachsen së bashku me disa zyrtarë tjerë të lartë.







All the contents on this site are copyrighted ©.