Kriza ekonomike ndikon mbi zgjedhjet politike në Greqi: partitë tradicionale mezi
arrijnë shumicën
Zgjedhjet politike të djeshme në Greqi, të kushtëzuara nga kriza e rëndë ekonomike,
rrisin jashtëzakonisht pushtetin e së majtës radikale. E për herë të parë, një parti,
e vetëdeklaruar si filo-naziste, hyn në Parlamentin Evropian. Partitë e mëdha tradicionale,
Nea Dimokratia e Pasok, dënohen nga zgjedhësit për kontributin e tyre në krizën ekonomike
të vendit, por sidomos për mbështetjen, që u dhanë masave të rrepta, të imponuara
nga bashkësia ndërkombëtare. Të dyja bashkë, fitojnë 151 nga 300 vende në parlament,
në një fitore, si ajo e Pirros, por që gjithsesi, u jep mundësinë të qeverisin së
bashku. E ardhmja e Greqisë varet nga marrëveshjet ndërmjet këtyre partive, të cilat
duhet të çojnë drejt një qeverie të bashkimit kombëtar, ku të bëjnë pjesë si e majta,
ashtu edhe e djathta e moderuar. Ndërkaq, mjafton të mungojë një deputet, për të
mos votuar ligjet e kësaj shumice të çuditshme, nën kontrollin e së majtës radikale
nga njëra anë, e cila është kundër masave të rrepta anti-krizë, por në favor të qëndrimit
të Athinës në zonën e euros, e, në shënjestrën e së djathtës ksenofobe e filo-naziste,
nga ana tjetër, që flet për kufi të minuar e masa të ashpra kundër emigrantëve.