2012-05-07 17:47:14

Dasma e Kanës


Ç’ na duhet mua e ty,
Ende s’është koha ime!
Po Nëna u tha sherbëtorëve:
“Bëni ç’t’ju thotë Ai”.

E ata shtambat mbushën,
ashtu si urdhëroi Biri,
e lëngun e rubintë,
e vunë mbi sofër t’ parë.

Kupa cokrronte kupën,
e vera ndiqte verën,
në dasmën e pakryer
nën muzgun e ylbertë.

I zoti i dasmës dhëndrrit,
i tha, si shijoi verën:
“Ti kupën më të mirë
e ruajte për në fund?”.

Gjithë bota ndryshe bën!
S’e sosë me ambrozi!
Tha kështu, nga që s’e dinte
se prej kah vinte vera!

Nga reja plasi dielli
shpërthyen rrezet n’për kthina
E njerëzit morën trajta
të mbytura në dritë.

Dasma rrezëlloi e tëra
e u duk si të ish nën diell.
dehej nën muzg të lodhur,
me dritë të Besës së Re.


Përkthim i lirë i poezisë ‘Le Nozze di Cana’, shkruar nga Salvatore Basile.







All the contents on this site are copyrighted ©.