Më 4 maj 1966 vdiq Dhimitër Pasko, shumë i njohur si Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist,
publicist e përkthyes. Mitrush Kuteli e pati nisur krijimtarinë letrare qysh në vitet
’30, kur botonte “Net shqiptare”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Ago Jakupi”, si
dhe përpilonte mjaft vepra ekonomike. P luftës, Kuteli botoi “Pylli i gështenjave”,
“Xinxifillua”, “Tregime të moçme shqiptare”, “Baltë nga kjo tokës”, “Në një cep të
lirisë së Poshtme”, novela “E madhe është gjëma e mëkatit” etj. Po kështu bëri edhe
mjaft përkthime mjeshtërore të shkrimtarëve të mëdhenj botëror si Gogoli, Eminesku,
Ostrovski, Turgenjevi etj që e vendosin në piedestalin e përkthyesve më të mirë shqiptarë. Pas
viteve ’90, që përkon me shembjen e diktaturës komuniste dhe fillesat e demokracisë
shqiptare, figura e Kutelit i kthehet vlerave letrare të shqipes, zë e zbulohet si
vlerë letrare e mëvetësishme, madje në jo pak raste hienat e studimeve të dikurshme
tentojnë të fshihen prapa artit të Kutelit për të mbetur qendër e verifikimit letrar,
kur me shqyrtimet e kryera vërtetojnë se u ka mbetur ora në studimet sociologjike
dhe ideologjike. Mendimi hedhur nga M. Camaj, se Kuteli është ende i pazbuluem,
vijon të nxisë kërshërinë e leximit, shfletimit dhe shqyrtimit të pambarimtë të krijimtarisë
së mjeshtrit të prozës shqipe.