2012-05-03 14:46:48

Mëse 30 viktima në një atentat në verilindje të Nigerisë


Janë së paku 34, viktimat e një atentati në tregun e kafshëve të Potiskumit, në verilindje të Nigerisë. Sulmi, që u krye dje pasdite, ka shkaktuar shumë të plagosur, prandaj bilanci nuk është përfundimtar. Për momentin, hipoteza kryesore ia atribuon banditëve autorësinë e krimit, por ka nga ata, që mendojnë se hapja e zjarrit e hedhja e bombave në mes të turmës është vepër e ekstremistëve islamikë të Boko Haramit, të cilët kanë kryer atentate të shumta, sidomos kundër bashkësisë së krishterë.








All the contents on this site are copyrighted ©.