Imzot Massafra u zgjodh President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Conferentia Episcopalis Albaniae - Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë
Komunikatë
për shtyp
Presidenca e re e Konferencës ipeshkvore Katolike të Shqipërisë u
zgjodh në pasditen e djeshme të Asemblesë Plenare të kësaj Konference. SH.
T. Imzot Angelo Massafra u zgjodh President i kësaj Konference. Në detyrën e Zv.
Presidentit u zgjodh SH.T. Imzot Lucjan Avgustini Ipeshkëv i Sapës dhe Sekretar i
Përgjithshëm u zgjodh SH. T. Imzot George Frendo O.P., Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.
Presidenca në dalje përbëhej nga SH.T. Imzot Rrok Miridta Arqipeshkëv i Tiranë Durrësit
President, SH. T. Imzot Angelo Massafra, Zv.President dhe SH. T. Imzot Lucjan Avgustini
Sekretar i përgjithshëm.