2012-05-01 17:13:54

Lutje Gjon Palit II


“O i Lumi Gjon Pali II,
Na e jep bekimin tënd nga dritarja e qiellit!
Bekoje Kishën, që e deshe, i shërbeve, e udhëhoqe, duke e marrë për dore me guxim në udhët e botës, për ta çuar Krishtin në zemrat e të gjithëve, e zemrat e të gjithëve, në Krishtin.
Bekoji të rinjtë, që ishin pasioni yt i madh; mbushi me ëndrra të bukura, ndihmoji të shikojnë lart, për të gjetur dritën, që ndriçon shtigjet e jetës këtu poshtë.
Bekoji familjet, bekoje çdo familje; ti e vërejte sulmin e shejtanit kundër kësaj shkëndije të çmuar e të domosdoshme, që Zoti e zbret nga qielli, për ta ndezur mbi tokë”.
O Gjon Pali II, me lutjen tënde mbroje familjen, lutu për botën, ku s’pushojnë kurrë sherret, luftërat, vuajtjet, padrejtësitë. Ti e luftove luftën, duke kërkuar dialog e duke mbjellur dashuri: lutu për ne, që të bëhemi mbjellës të palodhshëm të paqes!
O i Lumi Gjon Pali II,nga dritarja e qiellit, bëj të zbresë mbi ne të gjithë bekimi i Zotit.


Lutja është shkruar nga kardinali Anxhelo Komastri







All the contents on this site are copyrighted ©.