2012-04-30 18:16:20

“Brezi Vojtila” në Tor Vergata për njëvjetorin e lumnimit të Gjon Palit II


Nesër mbushet një vit, që nga lumnimi i Papës së dashur Gjon Pali II. Ndërsa ne transmetojmë, në Tor Vergata të Romës, mblidhen mijëra të rinj, që tashmë kanë hyrë në histori me emrin “Brezi Vojtila” apo “Papaboys”, të cilët uten, duke kujtuar Papën polak. Janë të rinjtë e Ditëve Botërore të Rinisë, njëra nga të cilat u zhvillua pikërisht në Tor Vergata në Jubileun e vitit 2000, së bashku me Gjon Palin II. Shumë prej këtyre të rinjve nga e gjithë Evropa, kthehen në këtë vend si murgesha, ose si meshtarë, pasi ndjenë thirrjen e Zotit për jetën e shuguruar, pikërisht në ato ditë të takimit me të Lumin Karol Vojtila. Mbrëmja e lutjes kryesohet nga kardinali vikar i Romës, Agostino Valini.








All the contents on this site are copyrighted ©.