2012-04-30 18:09:09

Papa në lutjen Mbretëreshës Qiellore, drejtuar të rinjve: dëgjojeni me vëmendje zërin e Zotit!


Në përfundim të Meshës së djeshme, në të dielën e fundit të prillit, që përkoi edhe me Ditën e lutjes për thirrjet meshtarake, mendimi i Papës shkoi tek gjithë të rinjtë. Benedikti XVI i ftoi ta dëgjojnë me vëmendje zërin e Zotit, i cili u flet zemrave të tyre e i thërret të shkëputen nga gjithçka, për t’i shërbyer Atij të Lumit:RealAudioMP3
“Në të vërtetë, Zoti thërret gjithmonë, por shpesh nuk ia dëgjojmë zërin, habitemi nga shumë gjëra, nga zëra më të përcipta; e pastaj kemi frikë ta dëgjojmë zërin e Zotit, nga që mendojmë se mund të na e kufizojë lirinë tonë. Në të vërtetë, secili nga ne është fryt i dashurisë; natyrisht, i dashurisë së prindërve, por, parë më thellë, fryt i dashurisë së vetë Zotit”.
Në Kishë zbulohet se jeta e çdo njeriu është një histori më vete, histori dashurie:
“Miq të dashur, të lutemi për Kishën, për çdo bashkësi, që të jetë si kopsht i vaditur mirë, në të cilin mund të mbijnë e të rriten të gjitha farët e thirrjes, të cilat Zoti i hedh kudo me begati”.
Pas Lutjes drejtuar Mbretëreshës Qiellore, Ati i Shenjtë kujtoi figurën e Gjuzepe Toniolo-s, që u lumnua dje paradite në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës:
Mesazhi i tij është shumë aktual, posaçërisht në këtë kohë: i Lumi Toniolo na tregon rrugën, në të cilën prijnë njeriu e solidariteti”.
Solidaritet, shkruante Toniolo, i cili qëndron edhe përmbi vetë interesat e ligjshme të kombeve e të shtetevet.
Papa kujtoi, pastaj, meshtarin Pierr-Adrian Tulorzh, meshtar, që jetoi në gjysmën e ‘700-tës, martir i së vërtetës, lumnuar dje në Kutans të Francës.
Së fundi, një përshëndetje drejtuar pjesëmarrësve të Takimit evropian të studentëve universitarë, organizuar nga dioqeza e Romës në kryevjetorin e lumnimit të Gjon Palit II:Nesër mbrëma do të jem shpirtërisht me ju, në natën pa gjumë të lutjes në Tor Vergata, pranë Kryqit të madh të Ditës Botërore të Rinisë të vitit 2000. Ju falënderoj për praninë tuaj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.