2012-04-27 18:50:23

Më 3 maj Papa do të vizitojë Universitetin Gemelli


Të enjten, më 3 maj, në orën 11.00, Benedikti XVI do të vizitojë Universitetin Katolik të Zemrës së Krishtit, pranë selisë romake të Shkollës së lartë, me rastin e 50- vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë e të Kirurgjisë “Agostino Gemelli”.
Papa do të takohet me bashkësinë universitare, në sheshin para Auditoriumit të Poliklinikës Gemelli. Për ta pritur Atin e Shenjtë do të dalin kardinali Angelo Scola, kryetar i Institutit të Studimeve të Larta “Giuseppe Toniolo” dhe profesor Franko Anelli, protorektor mëkëmbës i Universitetit Katolik. Është hera e pestë, që Benedikti XVI viziton Shkollën e Lartë dhe Poliklinikën Gemelli, që nga fillimi i Papnisë.
Vizita e Papës përkon me Ditën I, kushtuar kërkimeve shkencore, organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë dhe i Kirurgjisë, me temë: “Jeta, në shërbim të kërkimit shkencor; kërkimi shkencor, në shërbim të jetës”, që do të kremtohet duke nisur nga ora 14.30, pranë Auditoriumit të Universitetit.
Në kuadrin e këtij manifestimi, do të dorëzohet për herë të parë Çmimi Gjon Pali II, që sivjet do t’i jepet Telethon-it, për impenjimin në luftë kundër sëmundjeve gjenetike e do të tërhiqet nga kryetari, Luka Cordero di Montezemolo.







All the contents on this site are copyrighted ©.