Urata e Papës Gjon Palit II Zojës së Këshillit të Mirë
O Zoja e Këshillit të Mirë, Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e
Ëmbël! Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd: ktheji sytë e tu mbi këtë komb
i cili ka pasur fatin të marrë mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve e
që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore. Edhe sot në errësirën
e provës ky komb të drejtohet Ty plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore. Ti i
prin Kishës në shtegtimin e fesë: hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare të cilët
janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime. Forco të ligshtit, ngushëllo
të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve! Nënë e Shëlbuesit,
bekoji familjet e krishtera të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor. Nënë
e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik do të shikojë të realizuara
edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij, atëherë kur të gjithë,
bij e bija, do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar
të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen.