Zoja e Shqipnisë 1 Kúr permbrenda atij Tempullit të rí, Mue per nen dollma
t’Rozafatit true, N’gjûj shoh Shqiptarin ulë me pervûjtní, M’bjen n’mend se
Zoja e Shqipnisë më thonë mue. 2 E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mí, Si
stina e bukur t’nise me lulzue, Fmín e Shqiptarit ndiej tue m’kndue n’brohrí, Vedin
Shqiptare m’ kandet me e kujtue 3 Por edhe atëherë, po, kúr Shqiptari t’kjajë E
t’dnesë nder t’vshtira, neper t’ cillat jeta Ati i pershkohet, syt mue m’mbushen
m’vajë, 4 E askurr nuk lâ pingul që Shqipninë zhgjeta E mnís s’qiellës t’a shinojë,
perse e verteta Âsht kjo: Shqipnia â’ emja e un e sajë. 26 prill Zoja e Këshillit
të Mirë Sipas Atë Gjergj Fishtës “Lirika”, fq. 287, Rilindja, Prishtinë 1997