2012-04-25 17:27:19

Të dielën, më 13 maj, Papa do të shkojë për vizitë në Areco


Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi sot hollësitë e vizitës baritore dhe të takimeve që do të mbahen në Areco, La Verna e Sansepolkro. Papa do të arrijë me helikopter në Areco rreth orës 9.00. Në orën 10.00 do të jetë në parkun “Prato” të qytetit, ku do të kryesojë Meshën Shenjte, ndjekur nga Lutja Mbretëreshës Qiellore.
Pas vizitës private në katedralen e Shën Donatit, Benedikti XVI do të drekojë me ipeshkvijtë e Toskanës, në kryeipeshkvinë aretine ku, rreth orës 16.30, do të përshëndesë organizatorët e vizitës baritore.
Etapa e dytë e vizitës do të jetë ajo e Shenjtërores së La Vernës, ku Papa do të arrijë me helikopter pas orës 17.00, për të vijuar, më pas, udhën drejt qytetit të Sansepolkros, ku do të jetë rreth orës 19.15. Pak më vonë, në Sheshin ‘Torre di Berta’ të qytetit, Benedikti XVI do të takohet me vendasit, 500 vjet pas vizitës së fundit të një pape në këtë vend, për t’u rikthyer në Vatikan një orë më pas.








All the contents on this site are copyrighted ©.