Republika Shqipërisë: kronikë historike, shoqërore e politike
Shek. VI-V para K. Sundimet e njëpasnjëshme të grekëve, maqedonëve, Epirit. Shek.
III para K. Mbretëria Ilirike 229 Fillimi i pushtimit romak Shek.
II pas K. Vendi përfshihet në provincën e Ilirikut (168). Emri i vendit duket
për herë të parë aty nga gjysma e shek. II në gjeografinë e Ptolemeut, në të cilën
popullata që banonte ndërmjet Lezhës (Lissus) e Maleve Kandavike, quhej “Albanoi”
e kryeqendra, Albanopolis, lidhur ngushtë me emrin Arbërisë. 395 Sundimi
i Perandorisë Romake të Lindjes (Bizanti). 917-1019 Pushtimi nga Mbretëria
bullgare 1019-1204 Bizantinët ripushtojnë zonën, që quhet zyrtarisht Albania 1204-1230
Pushtimi venedikas, pas Kryqëzatës IV. 1230-1259 Shqipëria pushtohet përsëri
nga Bullgaria. 1259 Rikthehen bizantinët. 1272 Në bregdet vendosen
anzhuinët, 1296 Zonat e brendshme të Shqipërisë pushtohen nga Serbia. 1363
Venediku i dëbon anzhuinët dhe rinis kontrollin mbi bregdetin. 1389 Beteja
e madhe në Fushë-Kosovë (Fusha e mëllinjave), më 28 qershor (pranë kryeqytetit të
sotëm, Prishtinës). Turqit i japin fund ndikimit sllav mbi Shqipërinë. 1443-1468
Kreyngritja e madhe kombëtare kundër turqve, e udhëhequr nga princi shqiptar, Gjergj
Kastrioti, Skënderbeu. Formohet Lidhja e Princave shqiptarë e njohur si Besëlidhja
e Lezhës. 1468-1478 Vdekja e Skënderbeut dhe rivendosja e sundimit otoman,
shënojnë heksodin e madh të bashkësive shqiptare kah Italia jugore (Pulie, Kalabri
e Sicili). 1501 Turqit rimarrin nga venedikasit Durrësin e, më 1571, edhe
Tivarin, 1690 Vlora, kështjella e fundit venedikase në Shqipëri, bie në
dorë të turqve. 1760 Kryengritja kundër turqve e udhëhequr nga Mehmet Bushati,
pasha i Shkodrës. 1819-1822 Dështon përpjekja shumëvjeçare e Ali Tepelenës,
Pasha i Janinës, për themelimin një shteti të pavarur në Jug. 1878 Kongresi
i Berlinit dhe riorganizimi i Gadishullit të Ballkanit. Shqipëria ndahet ndërmjet
shteteve fqinje, ndarje e shoqëruar me revolta, që vijojnë të krijojnë situatë të
paqëndrueshme në vend. 1912 Shpërtehn Lufta ballkanike. Në
Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë 1913 Në përfundim të Luftës ballkanike,
bashkësia ndërkombëtare e njeh pavarësinë e Shqipërisë, nën sundimin e Princit gjerman,
Wilhelm Wied. 1914 Megjithëse e deklaruar tokë neutrale, pas shpërthimit
të Luftës I Botërore, Shqipëria u pushtua nga shtetet fqinje. Italia pushtoi Vlorën. 1917
Italia zotohet t’i rikthejë Shqipërisë pavarësinë (shpallja e Gjirokastrës) 1920
Konferenca e ambasadorëve në Paris i rinjeh pavarësinë Shqipërisë, me kufijtë
e 1913-tës. Një pjesë e mirë e trojeve shqiptare, mbetet jashtë kufijve, duke u përfshirë
në shtetin jugosllav e atë grek. 1921 Shqipëria hyn në Shoqërinë e Kombeve. 1924-25
Shpallet Republika. Ahmet Zogu zgjidhet president. 1927 Traktati i aleancës
ndërmjet Italisë e Shqipërisë, pasuar nga ndikimi i fortë italian. 1928 Presidenti
Ahmet Zogu shpallet mbret, me emrin Zogu I. 1939 Italia pushton Shqipërinë
(7 prill). Mbreti Zog detyrohet të ikë. Viktor Emanueli shpallet mbret i Shqipërisë
(12 prill). 1940-1943 Gjatë Luftës II Botërore, Shqipëria bëhet teatër luftimesh
ndërmjet italianëve e grekëve, që pushtojnë zonat jugore. Ndërhyjnë gjermanët. Thellohet
rezistenca partizane e udhëhequr nga Enver Hoxha. 1944 Trupat gjermane tërhiqen.
Hoxha formon qeverinë, i mbështetur nga udhëheqja sovjetike e jugosllave. 1946
Komunistët, si marrin në dorë pushtetin, shpallin Republikën Popullore të Shqipërisë,
me në krye Enver Hoxhën. 1949 Pas shkëputjes së Jugosllavisë nga BRSS, Shqipëria
lidhet me sovjetikët dhe hyn në Këshillin e Ndihmës Ekonomike(Comecon) 1955
Hyrja në Paktin e Varshavës 1961-1968 Në kundërshtim me sulmin kundër
Stalinit, Hoxha këput lidhjet diplomatike me BRSS, për t’u afruar me Kinën e Mao Ce
Dunit. Shqipëria tërhiqet nga Comecon(1962) dhe nga pakti i Varshavës(1968), duke
e thelluar izolimin ndërkombëtar. 1978 Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, prishja
me Kinën Popullore. 1985 Vdes Hoxha; vendin e tij e zë Ramiz Alia. 1990-1991
Nën presionin e fortë popullor e të ikjeve masive jashtë vendit (16.000 në drejtim
të Italisë) Alia lejon zgjedhjet e para të lira në historinë e re të vendit, fituar,
çuditërisht, nga Partia Socialiste. 1992 Në zgjedhjet e parakohshme fiton
Partia Demokratike (PDA) e Sali Berishës, Partia Socialiste shpallet jashtë ligji,
arrestohen disa nga krerët e saj. 1993 Vizita e Gjon Palit II, e para e një
pape në trojet shqiptare 1996 Berisha zgjidhet president i vendit në
zgjedhjet e bojkotuara nga opozita 1997 Falimentimi i disa firmave financiare
flak në rrugë dhjetra mijëra njerëz. Protesta popullore e çon vendin në prag të luftës
civile. Mijëra shqiptarë largohen nga vendi. 1998 Në kulmin e polemikës
me Berishën, Nano jep dorëheqjen. E zëvendëson Pandeli Majko. Shpallet Kushtetuta
e re, që zëvendëson atë të 1991-së 1999 Pas sulmit të NATO-s kundër Serbisë,
në vend dynden mijëra shqiptarë të ikur nga Kosova. Një ndeshje e re në gjirin e socialistëve,
shkakton dorëheqjen e Majkos, që zëvendësohet nga kryeministri Ilir Meta. Gjykata
Kushtetuese shfuqizon dënimin me vdekje. 2001 Partia socialiste fiton zgjedhjet.
2002 Meta jep dorëheqjen pas një ndeshjeje të re në Partinë Socialiste.
Majko rikthehet në krye të qeverisë. 2003 Shqipëria nënshkruan marrëveshjen
politiko-ushtarake, “Kartën e Adriatikut” me SHBA, Kroacinë, Maqedoninë, që i papaprin
hyrjes në NATO. 2005 Zgjedhjet e korrikut fitohen nga Partia Demokratike
e ish-presidetit Berisha. 2006 Nënshkruhet, në shkurt, boca e marrëveshjes
për hyrjen në Bashkimin Evropian. 2007-2008 Më 20 korrik 2007 Bamir Topi,
krah i djathtë i kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, zgjidhet President i Republikës.
Në takimin e rangut të lartë të Bukureshtit (prill 2008), Shqipëria ftohet zyrtarisht,
së bashku me Kroacinë, të hyjë në Aleancën Atlantike.