Urimet nga bota Papës. Obama: Benedikti XVI i bashkon popujt në paqe
Të shumta janë urimet dhe vlerësimet që i mbërrin sot Papa Benedikti XVI nga Kishat
vendore, Lëvizjet e organizmat kishtare. Të shumta janë edhe mesazhet e autoriteteve
politike ndërkombëtare drejtuar Papës Ratcinger, si ai i sekretares së Shtetit amerikan,
Hillary Clinton, dërguar në emër të presidentit, Barack Obama. Në këtë mesazh nënvizohet
puna e pareshtur e Benediktit XVI në “bashkimin e popujve me fe të ndryshme” në besimin
e përbashkët të “paqes”. Dje pas dite, kryeministri italian, Mario Monti u prit në
audiencë private në Vatikan.