Me 19 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Leonin IX Papë. Brunoni i Dagsburgut,
siç quhej në shekull, lindi në vitin 1002 në një familje vasalësh të mëdhenj të Alsasës,
vend që kalonte nga duart e Francës në ato të Gjermanisë e anasjelltas, deri sa kaloi
përfundimisht nën Gjermaninë. 18 vjeç u bë kanonik i Shën Etjenit e 22 vjeçar,
diakon. Në vitin 1026 u zgjodh ipeshkëv i Tul. U ul në fronin papnor në vitin 1049,
duke e ndërruar emrin e pagëzimit Brunon në atë të papnisë, Leoni IX. Erdhi nga Franca
në Romë me veshje shtegtari e me këmbë të zbathura, i pritur me entuziazëm nga të
gjithë. Gjatë papnisë së tij luftoi kundër fenomeneve si simonia, dmth përvetësimi
i gjësë së Kishës nga ana e njerëzve të klerit e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes
së Kishës greke. Ideja e tij më gjeniale qenë shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi
sinode, mbajti koncile kishtare e mblodhi asamble, vendimet e të cilave, të marra
në praninë e të interesuarve, patën një ndikim shumë më të madh se ato që vinin nga
Roma e largët. Vdiq në Romë më 19 prill. Qëndroi në timonin e barkës së shën Pjetrit
nga 12 shkurti i vitit 1049 deri më 19 prill 1054. U zgjodh Pajtor nga qyteti italian
i Beneventos.