2012-04-16 14:55:38

Mesazhi i Pashkëve i Patrikut Ekumenik
Bartolomeu


Edhe Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I bëri të njohur mesazhin e tij për të gjithë besimtarët në ditën e Pashkëve ortodokse. “Krishti u ngjall për ata, që dëshirojnë ta ndjekin në udhën e ringjalljes – shkruan ai. Në të kundërtën, ata që drejtpërdrejt ose jo, mbjellin vdekje, duke besuar se kështu do ta zgjasin, ose do ta lehtësojnë jetën, e dënojnë vetveten me vdekje në amshim”.
Për Bartolomeun I, bota, që qëndron larg Krishtit, përpiqet të grumbullojë të mira materiale, duke e bazuar në to shpresën e jetës, a thua se do ta marrë pasurinë me vete në varr. “Ata, që jetojnë të bashkuar me Krishtin – nënvizon Patriku – vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes… Jezusi bën të ringjallen të vdekurit dhe e mund vdekjen e tyre. Ka forcë ta shmangë atë. Vetë fakti se ngadhënjen mbi vdekjen, tregon se Ai është kundër saj. Krishti na çon drejt jetës… Prandaj besimtarët nuk kanë frikë nga vdekja. Forca jonë nuk qëndron në pacënueshmërinë e jetës, por në ringjalljen e Jezusit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.