2012-04-16 15:45:19

85-vjetori i Papës
Urime Atë i Shenjtë


“Gëzim”: Kjo fjalë-shtyllë e magjisterit të Bariut universal Jozef Racinger-Benedikti XVI ngazëllen shumë zemra në këto ditë kaq të ngarkuara me ngjarje, me festa, me hare. Era e mirë e flladit të Pashkëve të Krishtit Gjallë bëhet edhe më e këndshme e na e mbush shpirtin plot me atmosferën e kremtimit të ditëlindjes së Atit të Shenjtë Papë.
Është festë! Vatikani ka festë, një festë e thjeshtë e përzemërt. Mbarë bota katolike kremton e me të, edhe ne jemi në festë. Është festa e bukurisë, e madhështisë dhe e qartësisë së Fesë. E asaj Feje, të cilën Papa Jozef Ratcinger me sytë e qeshur e ëmbëlsisht atëror, e rindez në mendjet e në zemrat e besimtarëve dhe të gjithë atyre që e shikojnë plot shpresë.
Është festa e Pjetrit. Festa e Bariut, që të freskon trupin e shpirtin.
Është festë! Festë që ka shijen e familjes, aromën e kemit në famulli, kufijtë e universalitetit!
Ad multos annos. Gëzuar Atë i Shenjtë!
Urimi i shprehur nga zërat tonë shqiptarë, ka aromat e krishterimit të lashtë të një vendi e popull i vogël, që ju ka për zemër, sepse edhe ju e keni për zemër!







All the contents on this site are copyrighted ©.